Sjelljet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë, UEFA dënon Bullgarinë

UEFA ka dënuar përfaqësuesen e Bullgarisë me dy ndeshje pa tifozë , për shkak të sjelljeve  jo normale të spektatorëve bullgarë ndajë lojtarëve me ngjyrë të përfaqësuese angleze në kualifikueset e EURO2020.

Federata e Futbollit Bullgar do të duhet të paguaj dhe një gjobë të majme prej 85.000 euro.

Kujtojmë që për këtë rast dhanë dorëheqjen kreu i Federatës dhe trajneri i kombëtares bullgare.