Shok në Gjermani/ Ministri i Financave bie dhe mbetet pa vetëdije

Ministri gjerman i Financave Peter Altmaier u  dërgua me urgjencë sot në spital pas rënies së tij  nga skena e ngritur për folësit e konferencave të mediave dixhitale në Dortmund .

Ministri gjerman i Financave, një nga folësit në konferencë, u ngrit në skenë për të mbajtur  fjalën e tij.

Pasi mbaroi fjalimin e tij 20-minutësh, ministri 61-vjeçar u përpoq të dilte nga skena dhe më pas ra poshtë. Ai mbeti pa vetëdije për disa minuta. Të gjithë në sallë  ngrinë. Procedurat e konferencës u ndërprenë dhe disa minuta më vonë mbërriti një ambulancë.               

Peter Altmayer u transportua  në një klinikë të Dortmundit.  Sapo rifitoi vetëdijen, ministri gjerman falënderoi stafin mjekësor.

"Bisedimet e tij të planifikuara me kancelaren Angela Merkel janë shtyrë."