450 kilogramë, peshkaqeni tiger kapet në afërsi të Durrësit

Një peshkaqen është kapur në detin Adriatik.

Peshkaqeni ra në grepat e peshkatarëve të peshkarexhës së Çelepia, e cila po lundronte në afërsi të Durrësit. Peshkaqeni i bardhë ishte i gjatë rreth 4.5 metra, ndërsa peshonte rreth 450 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një një peshkaqen bie  në grepat e peshkatarëve në ujërat shqiptare. Kujtojmë që pak ditë më parë, në Durrës u kap një peshkaqen i llojit "Tigër".

Rreth një javë më parë, anija peshkatore “Meduza Durrës” kapi në Durrës një peshkaqeni të rrezikshëm të llojit Tigër me peshë rreth 500 kg. Ai ra në rrjetat e peshaktarëve së bashku me 15 peshkaqenë të vegjël.