Vrasja e Abu Bakr al-Bagdadi, publikohen pamjet nga vendi ku qëndronte dhe vdiq

Organizata terroriste, IS, nuk ka një lider prej mbrëmjes së të shtunës. 

Abu Bakr al-Bagdadit vdiq në orët e vona të 27 tetorit duke kryer vetëvrasje, pasi shpërtheu jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë. 

Vetëm pak orë më pas, në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku qëndronte i fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që vdiq në veriperëndim të Sirisë.

Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng. Aty gjithashtu shihen rrobat dhe dyshekët ku kalonte natën. 

Për neutralizimin e Al-Bagdadit, operacioni ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël, i ngjashëm me atë për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin Laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. 

Për herë të fundit al-Bagdadi ishte shfaqur për mediet në prill të këtij viti, kur pas sulmeve kamikaze që do të linin mbi 250 të vdekur në ditën e Pashkëve në Sri-Lankë, ai do të shpallte krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik me shtrirje nga Siria deri në Irak.