Thellohet tragjedia, vdes i plagosuri i dytë në aksidentin në Lushnjë. Emrat

Një aksident ka ndodhur gjate mbremjes ë djeshme në Lushnje. Një makinë tip “Dymler Chrysler” ka përfunduar në kanal duke lënë të vdekur 1 person dhe plagosur rëndë 2 persona.

Nga aksidenti në Kolonjë të Lushnjes ka humbur jeten direkt pas ngjarjes 21 vjeçari Jorges Shabani.

Ndërsa Dy të rinjtë e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Por nga njoftimi u fundit mësohet se ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra edhe Alteo Shabani 18 vjeçar.

Mësohet se në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 24-vjeç.

Makina ka dalë nga rruga tek rethrrotullimi I Kolonëjs në Lushnjë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.