FOTO/ Ngjan si kënd lojërash për fëmijët por është shesh stërvitje për të moshuarit

Në vitin 2014 Jay Maddock, një profesor i shëndetit publik në Universitetin e Texas A&M në SHBA, ishte në një udhëtim kërkues në Kinë kur një aspekt i kulturës lokale tërhoqi vëmendjen e tij. "Shëtita në një park afër hotelit tim në qytetin e Nanchang dhe vura re qindra të moshuar që stërviteshin së bashku," thotë ai.

I intriguar, Maddock vendosi të mbledhë të dhëna në lidhje me përdorimin e parkut të të moshuarve në tetë parqe në Nanchang. 

"Ne zbuluam se më shumë se 50% e përdoruesve janë të rritur në moshë," thotë ai. "Në SH.B.A. asnjë studim nuk ka gjetur më shumë se 15%."

Është një foto e përsëritur në të gjithë Kinën: demografia më e zakonshme në parqe janë grupe të mëdha pensionistësh. Herët në mëngjes, turma të moshuarish shkojnë në parqe publike për rutinën e tyre të përditshme të ushtrimeve, përfshirë vallëzimin, Qiqong apo edhe gjimnastika të lehta. 

Shumë përfitojnë nga pajisjet e stërvitjes si eliptika dhe makineritë, që synojnë stërvitje të lehta kardio dhe trainim të butë të forcës. 

Këto makina shumë ngjyrëshe ushtrimesh mund të ngjajnë me shesh lojërash për fëmijë, por janë në shënjestër të moshuarit.

Qytetet përfshirë Londrën , Berlinin dhe Toronton të gjitha i kanë kushtuar terreneve sportive për moshat e vjetra një rëndësi të veçantë. Megjithatë, ndërtimi i këtyre lehtësive është vetëm një aspekt i krijimit të një kulture në të cilën pensionistët ndjehen të sigurt duke ushtruar.  

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net