Buffon: Juventusi është një familje në të cilën unë u rrita!

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon ka folur për vitet e suksesshme tek Juventusi.

Në një reagim për mediat italiane, Buffon edhe njëherë shfaqi hapur dashurinë që e ka për klubin bardh e zi, ku kaloj pjesën më të madhe të karrierës së tij si profesionist.

Juventus ? “Një jetë suksesesh, betejash dhe angazhimesh. Është një familje në të cilën unë u rrita dhe ndihmova të tjerët të rriten. Është një lloj jete e zgjedhur, është mënyrë jetese”, tha ai.