Aksidenti i rëndë në Fier-Lushnje/ Ndërron jetë në spital një prej 3 të plagosurve

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës.

Makina ka dalë nga barrierat anësore të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë tre persona mbetën të plagosur rëndë, të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjes.

Por nga informacionet më të fundit nga ky spital, njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ndërsa dy të tjerët vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

Nga ana e saj, policia ka bllokuar qarkullimin në drejtim të Lushnjes për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën.

Njoftimi i policisë:

Lushnje, Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.