Vrasja e Al-Baghdadit/ Donald Trump publikon FOTON e qenit hero

Donald Trump u shpreh ditën e sotme se ai mund të publikojë pamjet e aksionit që vrau liderin e shtetit islamik Abu Bakr al Baghdadi në mesin e shumë pikëpyetjeve pas mënyrës se si ai e përshkroi atë.

Por para se të publikojë ato, presidenti amerikan ka publikuar në rrjetet sociale foton e qenit që mori pjesë në aksionin për eleminimin e liderit të ISIS.

“Ne kemi deklasifikuar një foto të qenit të mrekullueshëm (por jo emrin) që bëri një punë të madhe në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi!”, shkruan Trump në postimin e tij.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë pasi u rrethua nga forcat amerikane, teksa ndodhej në një tunel brenda kompleksit të tij në Siri.

Edhe në eleminimin e liderit të Al Kaedas, Osma Bin Laden, forcat speciale amerikane përdorën gjithashtu "ushtarin me katër këmbë", që mbante emrin Cairo. /Syri.net