Sherr tek Partizani, trajneri Lerda përplaset me ndihmësin e tij!

Situatë delikate tek Partizani.

Pas barazimit 0-0 ndaj Kukësit, në dhomat e zhveshjes ka pasur një përplasje mes trajneri dhe zv/trajneri të Partizanit.

Burime të SYRI.net bëjnë me dije që Franco Lerda dhe Dritan Mehmeti janë grindur mes tyre duke zhvilluar një debat të ashpër verbal.

Ende nuk dihet motivacioni i vërtetë por situata është qetësuar nga anëtarë të klubit "të kuq”.

Kujtojmë që në deklaratën për mediat, trajneri Lerda tha se ishte i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.