VIDEO/ Zhgënjen sërish Skënderbeu, barazim ndaj Flamurtarit të vendit të fundit

Skënderbeu nuk ka marrë më shumë se një pikë ndaj vendit të fundit në renditje.

Korçarët “harrojnë” të fitojnë pasi barazuan 1-1 ndaj Flamurtarit në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Pjesa e parë nisi me një qarkullim të mirë të topit të korçarëve, dhe pas disa sulmeve, zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të, nga Dejvi Bregu. Vlonjati ndëshkon ish-skuadrën e tij por nuk e feston golin e shënuar.

Por, ekipi i drejtuar nga trajneri i ri, Luan Birçe, reagoi dhe në minutën e 41-të, ishte Xhevahir Sukaj, që shtyu topin drejt rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në fraksionin e dytë, teknikët bënë lëvizjet e tyre, dhe patën raste në të dyja portat. Deri në fund, edhe pse vendasit shfaqën më shumë dëshirë, rrjetat nuk u tundën më.

Në fund, Flamurtari e Skënderbeu ndanë nga një pikë.