Shtyu arbitrin, Italia jep dënimin ZYRTAR për gjestin e Ribery

Franck Ribery është dënuar me tri ndeshje nga Disiplina në SerieA pas incidentit që ndodhi pas humbjes së djeshme të Fiorentinës 2-1 kundër Lazios mbrëmjen e së dielës.

Mesfushori francez ishte tepër i acaruar me arbitrin anësor pas fërshëllimës së fundit, ai e ka shtyrë vijërojtësin duke shkaktuar polemika.

Dënimi i tij ishte i pashmangshëm dhe paneli i disiplinës së kampionatit italian ka vendosur ta pezullojë për 3 ndeshje si dhe do të paguajë një gjobë 20,000 euro.

Ribery do të mungojë në ndeshjet ndaj Sassuolo-s, Parmës dhe Cagliari-t. Ai pritet të rikthehet më 24 nëntor.