VIDEO/ Flamurtari ndëshkon Skënderbeun 4 minuta nga fundi i pjesës së parë

Flamurtari ka barazuar rezultatin 1-1 në përballjen ndaj Skënderbeut e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Sukaj ka arritur të çojë topin në rrjetë pasi mori në pasim në zonë, duke mos e pasur të vështirë për të realizuar golin e barazimit.