Napoli merr lajmin e keq, rivali i Hysajt do qëndrojë 6 muaj pushim

Lajme të këqija ka marrë Napoli dhe Carlo Ancelotti. Kevin Malcuit u dëmtua në ndeshjen e djeshme kundër Spalit dhe la fushën e blertë, duke mos vazhduar dot lojën pas dhimbjeve që kishte.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme dhe është konfirmuar dëmtimi i rendë.

Ai ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe pritet të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj larg fushave të blerta.

Dhimbje koke për Ancelottin që humbet një tjetër mbrojtës krahu, pas dëmtimi të lojtarit kuqezi Elseid Hysaj.