Luftë me zjarrin për tërë natën në parkun Korab - Koritnik

Mbrëmë rreth orës 18 ka rënë zjarri në pyllin me pishë të zezë në Shkinak të Kukësit, brenda parkut natyror Korab-Koritnik. Pas njoftimit të marrë, punonjësit e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura së bashku me banorët e fshatit ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e tij.

Ata luftuan gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit.

Sot u bë verifikimi mbi pasojat në sipërfaqen e prekur dhe në 4.2 ha të përshkuar, nuk ka pasur dëme të drurëve pyjorë, falë ndërhyrjes së shpejtë.