Rudina Hajdari i kërkon ndihmë Ruçit: Më kanë kërcënuar në zyrën time

Rudina Hajdari ka deklaruar në fjalën e saj në seancë parlamentare se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit.

Ajo i kërkoi Gramoz Ruçit ndihmë dhe që të marrë masa për rritjen e sigurisë në Kuvend.

‘Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë.

Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet nga persona të tjerë. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar, merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament.

Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos marrë me vete persona të tjerë’, tha Rudina Hajdari.

Duke iu përgjigjur shqetësimit, Ruçi tha se kërkesën e saj ia kishte nisur Ministrisë së Brendshme.