Në 107 vite shtet, e vetmja gjë ku dështuam, qe Ekonomia Kombëtare
Nga Ylli Manjani.
Po të lexosh ç'është shkruar për Shqipërinë e shqiptarët në këto 107 vite shtet, duket sikur asgjë ska ndryshuar. Pavarësisht kohës kur është bërë përshkrimi i jetës së shqiptarëve në shtetin e tyre, duket sikur shkrimi vlen edhe në kohet e sotme.
Në këto shkrime gjendet me shumicë informacion për:
Dëshirën e shqiptarëve për t'u afruar me partinë në pushtet. Pushteti të bën të pasur.
Dëshirën e pushtetarëve për të sunduar duke përdorur institucionet e shtetit.
Ndryshimin e shpeshtë të ligjeve, si nevojë e pushtetit (të fortit) të radhës për të sunduar më rehat.
Çdo ndryshim ligji quhet reformë dhe, secila "refomë" është "më e madhja e bërë ndonjëherë".
Të huajt na kanë ndihmuar me ushtarë e policë, pra me përsosjen e mjeteve të sundimit.
Të gjithë duan të ikin. Ata që ikin duhet të mbajnë familjet e tyre këtu me para.
E kështu me radhë nga një dorë pushtetari tek një tjetër kjo është në fakt historia që përsëritet.
Individi është i sunduar nga pushteti ndaj është i pa shpresë. O këtu e me pushtetin ose emigrant.
E vetmja gjë që kemi dështuar të bëjmë është: Ekonomia kombëtare. Është ekonomia ajo që pavarëson individin nga pushteti.
E vetmja refomë që nuk bëhet është: ndarja e pushtetit nga ekonomia. Heqja e duarve të pushtetit nga ekonomia është fillimi i shpëtimit të kombit. Çdo gjë tjetër është njësoj si më parë. Edhe pas reformës në drejtësi aktuale.
Ekonominë si sistem nuk na e bëjnë të huajt. Sepse nuk kanë interes. Duhet ta bëjmë vetë, nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë.