VIDEO/ Icardi ‘abonohet’ me golit te PSG-ja, shënon dopjetë për 27 minuta

Mauro Icardi po kalon një formë të shkëlqyer me PSG-në dhe duket se është abonuar me golin.

Argjentinasi pas golave të shënuar në Ligën e Kampionëve, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, por këtë herë në kampionat.

Icardi i ka shënuar dopjetë Marsejës, pas vetëm 27 minutash lojë.

PSG e mbyll pjesën e parë me fitoren e thellë 4-0, teksa 2 golat e tjerë i realizoi Mbappe.