Tenis/ Federer fiton në Basel trofeun e 10-të

Roger Federer shkëlqeu nga fillimi në fund në finalen e Swiss Indoors Basel, ku u përball me Alex de Minaur.

Tenisti zviceran arriti fitoren 2-0 me sete 6-2, 6-2 dhe kësisoj fitoi për herë të 10-të këtë turne.

Federer shtoi trofeun e 2019-ës në triumfet e tij të mëparshme në 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2014, 2015, 2017 dhe 2018.

“Çfarë momenti për mua të fitoj titullin e 10-të në Basel”, tha Federer, i cili e ka fituar turneun në pesë vitet e fundit.

“Kam pasur shumë fitore herët e fundit që kam luajtur këtu dhe mezi prisja që të ngre përsëri këtë trofe. Kohët e mira po i shijoj tani. Unë nuk mund të isha më i lumtur”, u shpreh Federer.