VIDEO-FOTO/ Ky është vendi ku mendohet se u vra al-Baghdadi, ja trupi i pajetë i liderit të ISIS

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi mëngjesin e sotëm vdekjen e kreut të organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, në një operacion amerikan në Siri.

"Abu Bakr al-Baghdadi vdiq. Vdiq si një frikacak, duke ikur dhe duke qarë", do të deklaronte Trump në një deklaratë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"Baghdadi shpërtheu veten me jelekun shpërthyes të veshur. Rezultatet e ADN-së konfirmuan se personi i vdekur është ai", shtoi presidenti amerikan.

Sipas Trump, lideri i ISIS ka qenë në radarët e forcave amerikane prej kohësh, ndërsa falenderoi Turqinë, Rusinë, Sirinë dhe Irakun, duke thënë se SHBA ka punuar në koordinim me këto vende.

"Turqia e dinte se ku po shkonim. Nuk kishte asnjë problem. Ata na ndihmuan shumë. Ishte e mrekullueshme", deklaroi Trump.

Më poshtë mund të ndiqni pamje të Anadolu Agency nga vendi ku mendohet se u eleminua Abu Bakr Al-Baghdadi.

FOTO të Al Baghdadit të vdekur, që po qarkullojnë në rrjet (ende të pakonfirmuara)