Kinematografia shqiptare në zi/ Shuhet në moshën 60-vjeçare aktorja e mirënjohur

Lajm tjetër i zi për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdëllima.

Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin "Vajza me kordele të kuqe" me rolin e zonjushës Gaitani, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.

Ajo ka luajtur gjithashtu edhe në filmat: 

Përtej mureve të gurta (1979)... Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)... Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)... Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)... Zana
Të shoh në sy (1986)... bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) - (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)... Keti
Hetimi vazhdon (1988)... Liljana
Shpresa... 1989

Bërdellima jetonte në Belgjikë së bashku me familjen e saj.

Redaksia e Syri.net i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës dhe të gjithë artdashësve shqiptarë për këtë humbje. /Syri.net