Ylli Dylgjeri kërcënon Erion Braçen? ‘Iriq’, do të të pjek po u kruajte

Ylli Dylgjeri është revoltuar dhe ka kërcënuar me një shënim në faqen e tij të zotët e një portali online, për të cili është folur dhe aluduar si pronë e deputetit socialist, Erjon Braçe. Por disa kohë më parë Braçe e ka mohuar se ka lidhje me këtë portal periferik, por Dylgjeri aludon se është i tij dhe e “kërcënon” haptas.

Ja postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Rreth skandalit te iriqit te "Skandalit"

Një portal i vockël sa një iriq, me emrin e madh Skandal ka tentuar të më "fusë" një gjemb lidhur me një shkrim timin për Av Ngjelen para ca ditësh. Iriqi me emrin "Skandal" me akuzon mua se si punonjës i administratës me taksat e publikut po kritikoj qeverinë apo po bëhem gaztor kundër qeverisë!!! Atëherë po të pyes.

O iriq!

Të pyes me gjuhen e butakëve. Ku e kam goditur qeverinë apo koalicioni Unë? A nuk është kryeministri Rama që deklaroi në Asamblenë e PS-së se LSI është aleati ynë strategjik? A nuk po sqaron kudo e përherë se kjo aleance duhet të jetojë dhe e vazhdojë ekzistencën edhe më tej? Atëherë kush po e godet këtë aleancë, Unë apo avokat Ngjela që çdo ditë, çdo orë, çdo javë kërkon burg kudo deri te kreu i LSI?

Përgjigju o iriq, ose shko futu në ferrë dhe rri aty ku e ke vendin. Kaq si fillim. Po e zgjate sërisht, do të "të pjek"...se siç thonë mjekët, mishi i iriqit kuron reumatizmën.