Tirana - Luftëtari, mbyllet pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë midis Luftëtarit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë po fitojnë në transfertë përballë gjirokastriteve me rezultatin 2-0.

Ishte Agustin Torassa ai i cili shënojë fillimisht për ekipin kryeqytetas. 31 vjeçari goditi mirë nga brenda zonës duke e çuar topin në rrjetë.

Ndërsa golin e dytë e realizojë Ngo. Pas një pasimi nga e djathta prej Halilit, anglezi nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën.

Kujtojmë që Luftëtari është me 10 lojtarë që nga minuta e 25-të,  pas prekjes së topit  me dorë brenda zonës nga Prikas.

Nga pika e bardhë e penalltisë futbollisti i Tiranës, Idriz Batha u tregua i pasaktë.