'Mafia e ujit e Lal plehut vazhdon të rrjepë qytetarët'

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të detyrohen të blejnë tek autobotet që qarkullojnë nëpër rrugë. Në një mesazh në Fb, ish-kryeministri Berisha, e ka publikuar shqetësimin e qytetarit, që i ka rrënjët tek korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. “Mafia e ujit e Lal plehut vazhdon të rrjepë qytetarët!” shkruan Berisha dhe publikon mesazhin e mëposhtëm.

Përshëndetje z. Sali Berisha.

Jam një banor i “Astirit”. Edhe këtu shitet akoma ujë me bote, se këta bote me ujë se ku i mbushin, një Zot e di.

Plus këta bote i japin 200 lekë (të reja), Bashkia edhe 200 leke (të reja) Ujësjellsit (UKT), që qarkullojnë në Tiranë.

Kemi të bëjmë me narko shtet zoti Berisha. Unë dua që të ngelem anonim. Shumë faleminderit për mirëkuptimin.