Surpriza në Formula Uno/ Penalizohet Verstappen, përfiton Ferrari

Max Verstappen zuri vendin e parë në provat zyrtare ditën e djeshme për Çmimin e Madh të Meksikës.

Mirëpo piloti pas provave zyrtare është penalizuar nga komisarët e garës.

Piloti i Red Bull është penalizuar, pasi nuk ka respektuar flamurin e verdhë, duke mos ulur shpejtësinë pas aksidentit të Valtteri Bottas.

Ky vendim i shkon në favor pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc, i cili tashmë niset nga vendi i parë.

Nga vendi i dytë do të niset Sebastian Vettel po ashtu i Ferrarit. Vetëm vendi i tretë për Lewis Hamilton. Ndërkohë Verstappen piloti i cili u penalizua do të niste nga vendi i katërt