Shiste klokainë me doza, arrestohet fieraku

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Sekuestrohen 5 doza Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

•G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vëndin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brënda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.