'Të marrim shembull Kosovën'/ Ceka: Ky popull ka harruar të votojë

Politikani dhe arkeologu Neritan Ceka i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për mini-shengenin Ballkanit tha se nuk mund të zëvendësohet një Ballkan i integruar me një Europë të integruar.

Sipas Cekls, në një vend ku Serbia nuk pranon Kosovën, atëherë është e kotë të flitet për tipe shengenesh.

Politikani theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të marrë shembullin e Kosovës, sa i përket i përket zgjedhjeve, sepse ky popull ka harruar të votojë.

"Vendimi i madh duhet i popullit shqiptar, nuk ka tjëtër model. Të marrim modelin e Kosovës, nuk po i jap model tjetër. Të bëhemi si Kosova. JO vetëm për sistemin zgjedhor, por që voton. Ky është një popull që ka harruar të votojë. Këtu ka një sistem të tërë kriminal, të ngritur nga partitë politike, me nënpunës të paguar, që nxiten për të deformuar sistemin zgjedhor dhe për t'i marrë në mënyrë të padrejtë votën shqiptarëve, qoftë me para, presione apo gënjeshtra. Nëse ky sistem nuk merr fund dhe partitë politike të hiqen nga menaxhimi i zgjedhjeve, e OSBE të largohet nga Shqipëria. Me këtë OSBE që kemi ne nuk do të kemi zgjedhje të lira. 

Një popull që mësohet të votojë, parti që hiqen nga sistemi zgjedhor dhe çmontimi i partisë shtet që është i vetmi sistem që ekziston në Europë, sepse tjetrin e kemi në Korenë e Veriut dhe në vendet e Azisë dhe të mos merremi me artifice se si mund të zëvendësojmë një vend Europian, me një vend të shpikur nga Konferenca dhe Samite", u shpreh Ceka.