Ibrahimovic te Milani? Përgjigja e Piolit është e drejtpërdrejtë!

Spekulimet rreth një kalimi të Zlatan Ibrahimovic te Milani sa vijnë e shtohen dhe ditën e sotme, Paolo Maldini u shpreh se një rikthim i suedezit do të ishte një ëndërr.

Lidhur me këtë temë, foli së fundmi edhe trajneri Stefano Pioli, i cili u pyet në konferencën përpara ndeshjes me Romën.

Numri një i stolit kuqezi, u duk i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij, me Piolin që u shpreh: “Përqendrohem te lojtarët që kam, nuk mendoj për gjëra të tjera.”