Tre gola për tre pikë, Manchester City fiton bindshëm dhe vijon ndjekjen e Liverpool-it

Manchester City mposhti 3-0 në shtëpi Aston Villan, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë.

Raheem Sterling e zhbllokoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46-të, duke shënuar për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 65-të, golin e gjeti edhe Kevin de Bruyne, gol që u desh të konfirmohet me VAR.

Sido që të jetë, e rëndësishme për vendasit ishte që shkuan në 2-0, duke gjetur golin e qetësisë ndërsa për rezultatin përfundimtar 3-0, realizoi Ilkay Gundogan, në minutën e 70-të.

Në këtë ndeshje Fernandinho u përjashtua me të kuq, pasi në minutën e 87-të u ndëshkua me të verdhën e dytë.

Kjo fitore e dërgon Manchester Cityn në vendin  e dytë në renditjen e Premier League me 22 pikë të grumbulluara, tre më pak se Liverpooli që të dielën pret në “Anfield” Tottenhamin.