‘PD gati për zgjedhje të parakohshme, ta ndëshkojmë këtë sistem’

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar nga Korça se forca e tij politike po punon për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe ndryshimin e qeverisë.

Salianji tha se ka një pesimizëm të madh te të rinjtë dhe te bizneset, që do të ndryshonte vetëm në sajë të zgjedhjeve të parakohshme.

“PD të jetë e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshsme. Optimizmi i shtuar i strukturave të PD po përhapet dhe vjen si rrjedhoje e pesimizmit të biznesit, të rinjve, pensionistëve për të ardhmen dhe kjo si pasojë e moshapjes së negociatave. Ftoj të gjithë të bëhen pjese e PD për të ndëshkuar një sistem qeë nuk u shërben”, është shprehur ish-deputeti.

“3 studentë që kanë protestuar janë denuar në mënyrë të turpshme nga një gjyqtare që i shërbeu partisë së saj. Ne do ta ndjekim në të gjitha strukturat këtë vendim”. 

I pyetur për deklaratën e Ramës dielli do të lindë sërish Salianji tha:

“Koha ka qenë e mirë gjithë kohën ndaj s’kemi pse mbetemi në delir. Ka dhe politikanë që mendojnë kështu. Politika deri tani ka qenë penguese. Qeveria është përgjegjëse per keqqeverisjen dhe autoritarizmin që po përdor. Faj nuk kanë popujt, faj ka qeveria”.