Tronditëse! Tifozët e Swansea tallen me vdekjen e Emiliano Salah, publikojnë bileta avioni me emrin e tij

Derbi midis Swansea dhe Cardiffit nuk mund të niste në mënyrën më të keqe.

Tifozët e Swanseas kanë bërë një gjest makabër dhe të papranueshëm përpara fillimit të kësaj sfide.

Ata kanë postuar në rrjetet sociale foto biletash avioni me emrin e Emiliano Salas, futbollisti i cili vdiq pas një aksidenti ajrorë.

Një gjest i turpshëm i bërë nga disa idiotë që nuk e kanë pasur për gjë të fyejnë kujtimin e një djali që vdiq para kohe dhe kanë stampuar dhe shpërndarë nëpër qytet biletat false.

Një ngjarje që ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë dhe vetë klubin e Swanses, që nëpërmjet një komunikate ka deklaruar se do bashkëpunojë me policinë për të gjetur përgjegjësit e kësaj burracakërie.

Ndeshja është planifikuar për t’u luajtur të këtë të diel, e vlefshme për javën e 14  të Championshipit anglez.