Hernandez: Te Milani erdha se më bindi Maldini, ëndrra ime është të fitoj...

Teo Hernandez u transferua nga Reali i Madridit tek Milani nw merkaton verore. 22 vjeçari ishte një nga afrimet më të bujshme dhe që deri më tani e ka justifikuar më së miri kalimin e tij, duke bërë paraqitje pozitive dhe duke shënuar në situatën e vështirë që Milani ndodhet.

Pavarësisht kësaj forme të skuadrës, mbrojtësi spanjoll duket se ende nuk është penduar për zgjedhjen e bërë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi spanjoll u shpreh se ëndrra e tij është që të fitojë Championsin me Milanin dhe se te kuqezinjtë ka shkuar nga Maldini.

“Te Milani erdha se më bindi Maldini dhe mendoj se ja vlen ta bësh një zgjedhje të tillë. Ëndrra ime është që të fitoj Ligën e Kampionëve me Milanin por fillimisht duhet të kualifikohemi. Me Piolin ndoshta jemi më të lirë dhe më pëlqen sistemi i lojës që ai bën. Ai na ka dhënë liri por jo shumë. Në Itali është e rëndësishme të kemi një organizim”, tha Hernandez.