", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Këngëtarja e njohur shqiptare jep lajmin e bukur : Do të bëhem gjyshe

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani.

Në një bisedë me nota humori me gazetarin Andi Vrapi, Remzia ka dhënë shumë detaje nga karriera e saj dhe nga jeta personale.

E pyetur nga gazetari lidhur me një shtatzëni të përfolur të nuses së djalit të saj, Gëzime, Remzia ka pranuar publikisht se çifti i ri është në një pritje të ëmbël.

“Po kemi lajme të mira [nga çifti]. Nusja është në pritje të ëmbël!”, u shpreh Remzia.

E pyetur nëse dëshiron nip apo mbesë, Remzia tregoi se për të nuk ka rëndësi gjinia, mjafton të jetë mirë për momentin… ama dëshirën e ka të jetë mbesë!

Ne urojmë që shtatzania e Gëzimes të shkojë sa më mbarë dhe të jenë të shëndetshëm, që të dy, edhe fëmija, edhe nëna!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot ne oren 16:30, @remzie.osmani dhe @nexhatosmanii i vijne ne #LartePoshte per te na treguar te rejat e tyre me te fundit nga jeta personale dhe karriera! Remzia ka dhe nje lajm te mire per te gjithe dashamiresit e saj: Do te behet gjyshe se shpejti! ♥? @andivrapii Faleminderit @queen.hotel.tiranaper mikpritjen! ????

A post shared by Lart E Poshtë (@larteposhte) on