", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Pritja spektakolare e portierit të Celtic-ut po bën xhiron e rrjetit

Celtic ia doli të mposhtë Lazion ditën e djeshme me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skocezët e mbyllën në disavantazh pjesën e parë, pas një goli të pësuar nga Lazari në minutën e 40’. Megjithatë vendasit gjetën forcën për të rikthyer ndeshjen, teksa një gol i Krist në minutën e 67’ dhe një gol i Julien në minutën e 89’, i dhanë bardhjeshilëve një fitore me shumë vlera.

Por, ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve, nuk është përmbysja e Celtic-ut. Një pritje e portierit Forster në minutën e 95’, po bën xhiron e internetit.

31-vjeçari ndaloi një gjuajtje të Kataldit, e cila dukej e pamundur për tu pritur, duke bërë që të gjithë të flasin për të tani. Për më shumë shikoni videon me pritjen spektakolare: