VIDEO/ Kriminale/ Polici qëllon për vdekje 16 vjeçarin e paarmatosur

Momenti ku policia ka qëlluar 16 vjeçarin e paarmatosur , teksa tentonte të largohej me vrap është bërë publike në media.

Pamjet e sigurisë janë marrë në 14 prillin e 2017, ku tregohet vdekja tragjike e Isiah Murrietta-Golding.

Si pasojë e zbardhjes së fakteve, familja e tij po kërkon drejtësi në sallën e gjyqit.

Gjatë kqyrjes së videos, kritikët e quajtën një tjetër shembull të brutalitetit të pajustifikuar policor në SHBA, i cili sipas tyre nuk do të kishte marrë sërish vëmendje, nëse avokatët e familjes së djalit nuk do të kishin publikuar videon.

Sipas forcave të policisë, pretendojnë se adoleshenti ishte i dyshuar për vrasje dhe se vrasja e Isiah ishte e justifikuar, deri në momentin kur dolën pamjet filmik.