‘Shkallët e Jokerit’, turma vizitorësh në Bronx

132 shkallët që lidhin Shakespeare Avenue me Anderson Avenue në Bronx, nuk janë me siguri një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët në Nju Jork.

Por vizitorë nga e gjithë bota, po u vërsulen atyre tani, pas kërcimit të Joaquin Phoenix në ato shkallë, në filmin Joker, duke krijuar ndjesi të përziera mes banorëve lokalë.

Madje, atyre që filmi u ka pëlqyer shumë, u duhet që shpesh të qëndrojnë edhe në radhë të gjata para se të munden të bëjnë një foto të tyren, duke rikrijuar pozën e karakterit që shfaqet në posterin e filmit të drejtuar nga Todd Philips.

Në film, Phoenix kërcënon nëpër këto shkallë, dhe në sfond ka dritat e rrugëve të Nju Jorkut. E kjo nuk është hera e parë që një ambjent i shfaqur në një film, bëhet magnet për turistët. 75 shkallët në lagjen Georgetown në Washington, patën të njëjtin fat pasi u panë tek The Exorcist. /Top Channel