Ishte duke shëtitur me nënën, vogëlushja përfundon në puset

Ky është momenti që të lë pa fjalë kur një vogëlushe përfundon në puset teksa është duke ecur në rrugë pranë një lulishteje ndërsa nëna e saj tmerrohet duke u sulur me vrap drejt saj.

Duke hedhur poshtë çantën e saj, nëna e vogëlushes lë mënjanë edhe karrocën dhe sulet me vrap drejt pusetës tërheq furishëm kapakun dhe përkulet me kokë poshtë për të shpëtuar vajzën e bllokuar.

Përvoja e tmerrshme nxiti një hetim nga policia në Tatarstan, në Rusinë perëndimore , për veprat e ndërtuara pa sigurinë e duhur.

Pamjet e një videoje në rrugë kapën momentin kur vogëlushja bie në pucet dhe momentin kur nëna e shpëton.