Coutinho do të bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të Bajernit

Philippe Coutinho po kalon një periudhë të mirë me fanellën e Bajernit të Mynihut.

Mesfushori brazilian është huazuar gjatë merkatos së verës tek Bajerni i Mynihut që tashmë po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e Coutinhos.

27-vjeçari po luan rregullisht dhe është bërë shumë i rëndësishëm për bavarezët që pritet të derdhin në arkat e Barcelonës plot 120 milionë euro që të marrin të drejtën e kartonit.

Në këtë mënyrë, Coutinho do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit dhe njëkohësisht të futbollit gjerman.