3 mijë euro për një vend, zbulohet sa ka kushtuar ndërtimi i ‘Arena Kombëtare’

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar në studion e lajmeve në RTV Ora se kostoja totale e stadiumit "Arena Kombëtare" është rreth 75 milion euro.

Sipas Dukës, kjo është një kosto normale për një stadium me të tilla standarde.

Ai sqaroi se FSHF-ja ka mbuluar një kosto prej 10 milion euro, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga kompania private.

Kostoja jonë si FSHF ka qenë fiks, 10 milion euro plus tvsh, për të cilën ne kemi pretenduar që nuk duhet ta paguanim, por e kemi paguar dhe jemi në një konflikt, uroj që ta marrim prap mbrapsht. Pjesa tjetër e financimit është e kompanisë private. Nuk jam shumë i saktë, por në dijeninë time kostoja totale është dikur te 75 milion euro. Relativisht kosto normale. Stadiumet maten me vendet për spektator. Kemi nga 1 mijë euro për vend, deri në 12 mijë euro. Stadiumi jonë është me një kosto diku 3 mijë euro për vend”.