Duka konfirmon dëshirën për të vazhduar edhe për 2 vjet me Edi Rejën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se ekziston një vullnet i mirë për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Edi Reja për të paktën edhe 2 vite.

“Ajo që unë mund të konfirmoj është vullneti i mirë për të vazhduar marrëdhëniet me trajnerin. Të vazhdoj projektin më afatgjatë. Unë besoj se edhe dëshira e tij do jetë për të vazhduar të paktën edhe për 2 vite”, pohoi Duka.