Tre ditë pa drita/ Ja zonat në Tiranë që nuk do të kenë energji elektrike dhe oraret
OSHEE ka njoftuar se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datat 25 deri 27 tetor.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, pa drita në orare të caktuara nuk do të kenë pjesërisht Unaza, zona pranë ish-Stacionit të Trenit dhe përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas.
Njoftimi i OSHEE:
Stakim, data 25-27 Tetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 25-27 tetor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura
25 Tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Ibrahim Buzhiqi”, “Besim Daja”, “Hysen Zhura”
26 Tetor
09:00-15:00
Unaza pjesërisht, pranë ish Stacionit të Trenit
27 tetor
10:00-13:00
Biznese nga Megateg, përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas
Top of Form