VIDEO/ Narkopolicia i shkatërron biznesin për të ndihmuar rivalin e tij që e korrupton!

Një biznesmen ka denoncuar nëpërmjet pamjeve filmike dhunën që ushtron Policia e Shtetit ndaj tij në favor të një biznesi tjetër.

Biznesmeni i cili identifikohet si Gjeto Buzherri, administrator i firmës GJIBU, i cili thotë se Policia po investohet për ti shkatërruar biznesin.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Denoncon narkopolicine se i shkaterron biznesin per te ndihmuar rivalin e tij qe i korrupton!

Lexoni mesazhin shikoni videon e tij. sb

I nderuar zoti Berisha . Ne Me quajne Gjeto Buzherri jam 75 vjeç kam një biznes dhe jame administrator i tije , i quajtur GJIBU shpk , ky biznes dhunohet nga policia e shtetit e cila favorizon palen time kundershtare e cila ka vjedhur shtetin 1.000.000 euro e faktuar me dokumenta , policia me dhunon mua dhe biznesin tim qe eshte konform cdo ligji , hajduti qe ka vjedhur shtetin pi raki me prokuroret dhe shefat e policise dhe bejne plane per te me shkaterruar nje biznes te ligjshem , ju lutem merni masa se jeta ime rrezikohet nga banda e policise e cila eshte lidhur me krimin’