Cilat janë pikat mbi ‘I’ të kancelares Merkel që e çojnë Edi Ramën në ‘vetëvrasje’!

Mëngjesin e sotëm, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në Twitter u mburr se kishte biseduar plot 45 minuta me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Një bisedë kaq të gjatë njeriu më i fuqishëm në Europë është e sigurt se nuk e zhvillon, për të të komplimentuar për arritjet dhe ‘tejkalimin e detyrave’ të vendosura prej 3 vitesh nga Këshilli i BE-së.

As për bujën me veshjen e dalë boje, nëpër kancelaritë e botës.

Ajo që dimë deri më tani nga kjo bisedë është, ajo çfarë ka zbardhur vetë kryeministri Rama.

‘Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi ‘i’ për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë Danke Angela’, shkruan Rama.

Po cilat janë pikat mbi ‘i’ që Edi Rama nuk na i tregon?

Përveçse atyre që po mbikëqyren nga vetë ndërkombëtarët dhe po e ecin përpara pavarësisht nga përpjekjeve sabotuese të Rilindjes që kontrollon çdo pushtet, si funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese; miratimi dhe implementimi i Reformës Zgjedhore; vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK; ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut; përparime në reformën e administratës publike; sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019… pika të tjera mbi ‘I’ të madha janë edhe ato të cilat, Edi Rama, vetëm kur i mendon sheh rrënimin e gjithë kështjellës së tij kriminale.

Tashmë dihet se në dokumentin e prodhuar nga Bundestagu gjerman dhe që u vulos në unanimitet të plotë nga të gjithë krerët e vendeve anëtare të BE-së, kërkohet që në një kohë të shkurtër të goditen dhe të ndiqen penalisht të gjithë akuzuarit për shitblerjen e votave.

E këta të akuzuar e të kapur në përgjime të bllokuara nga kryeprokurorja e Rilindjes, Arta Marku, janë komplet kupola e Rilindjes e cila gjendet në dosjen ‘184/1’ dhe ‘339’.

Gjithashtu që pikë tjetër mbi një ‘I’ të madhe është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të  ashtuquajturit ‘peshq të mëdhenj’.

Këto janë detyrim përcaktimet e kancelares Merkel, për Edi Ramën. Nëse ai do ti kryejë, do të thotë që të kapë e dënojë vetveten, pra të bëjë vetëvrasje.