VIDEO/ Gruaja që jeton me mbi 1,000 mace: ‘Nuk do i braktisja kurrë’

Lynea Lattanzio "më mirë të kisha 800 mace se një burrë tjetër". Ajo mbikqyr një strehë prej 12 hektarësh në Kaliforni që është shtëpia e mbi 1100 maceve.

Ajo tregon se vendi ku ndodhet quhet ‘Shtëpia e Maceve’. Po ashtu thotë se ka 800 mace të rritura dhe të paktën 300 mace të vogla.

Edhe shtëpinë e saj ajo e ka braktisur duke e lënë plotësisht ‘nën pushtetin’ e maceve.

Fillimisht Lynea ka jetuar bashkë me macet por kur u bënë thuajse 100 tregon se ishte e pamundur ndaj edhe e braktisi shtëpinë duke e lënë plotësisht për to.

Duket se ka hequr mobiliet të cilat mund të thyhen e madje edhe ka ndezur sobën për të ngrohur kafshët.

‘Kemi shpëtuar rreth 8000 mace në 24 vite’, tregon ajo.

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net