Si lënka Bundestagu të japin dorëheqjen?! As Shvejkut s’do t’i kish shkuar në mendje!

Nga Tritan Shehu

Për të qeshur apo për të qarë?! Zv. Ministri i Jashtëm deklaron, me një pamje të veshtirë për ta kuptuar sa seriozisht e ka, që ... është Bundestagu gjerman ai që nuk e lejon Kryeministrin, atë vetë dhe qeverinë, të dorëhiqen! Mund të lejojë të dorëhiqet edhe vetë qeveria e Gjermanisë, por jo ajo e Shqiperisë!... Ky është interpretimi kreativ i këtij Zv.Ministri, i cili sic duket kështu e vendos qeverinë e tij, në qëndër të Europës!

Një argument të tillë në mbrojtje të kësaj qeverie besoj se dhe Shvejkut nuk do t'i kishte shkuar në mendje...në qoftë se do të jetonte në këtë epokë çudirash dhe ministrash në detyrë!