Batistuta zbulon 'sekretin': Kjo është arsyeja pse Juventusi fiton gjithmonë

Ish-sulmuesi legjendar i Fiorentina-s, Gabriel Omar Batistuta ka bërë një rrëfim të pazakontë për jetën e tij.

Në konferencë për shtyp gjatë "Festa del Cinema" në Romë, ku ka prezantuar filmin e tij "El Numero 9", Batistuta zbuloi “sekretin” përse Juventusi fiton gjithmonë.

"Në futboll duhet shumë punë dhe përkushtim, për këtë arsye Juventus vazhdon të fitojë dhe nuk ka ndërmend të ndalet edhe në të ardhmen", tha fillimisht Batigol. 

"Nuk dija shumë kur kam filluar të luaj, vetëm të gjuaja dhe asgjë më shumë. Kam punuar, kam përcaktuar një objektiv dhe e kam ndjekur".

"Kam filluar në moshën 18-vjeçare dhe kam ndjekur shokët e mi që ishin stërvitur në moshë më të re dhe ishin më përpara se unë. Gjysmën e karrierës sime e kam kaluar duke mësuar", ka thënë Batistuta.

Dashuria e tifozëve? "Isha i ngjashëm me njerëzit, askush nuk më ka parë sikur të isha Messi, CR7 ose Maradona. Ata kanë ditur gjithmonë të luajnë, mua më është dashur të mësoj. Unë jam një person normal, kjo është arsyeja pse tifozët më kanë dashur gjithmonë", përfundoi Batistuta.