FOTO-VIDEO/ Burg për 'Mercedes Mami', në makinë me 230 km/orë dhe me fëmijën 3-vjeç

Një nënë e papërgjegjshme, e cila ishte në drejtimin e makinën e saj, Mercedes Benz, me shpejtësi mbi 230 km/orë, ndonëse kishte me vete edhe vajzën e saj të vogël vetëm 3-vjeç, është dënuar me 18 muaj burg.

Margarita Tomovska, e njohur si “Mercedes Mama”, u bë e famshme pasi u paraqit në gjykatë me syze dielli të veshura me diamant, ndërsa  e gjithë veshja e saj kishte kushtuar 15 mijë dollarë, shkruan "Daily Mail".

Para gjykatës ajo deklaroi se, nuk ishte fajtore për drejtimin e rrezikshëm të automjetit, ndërsa shtoi se nuk mbante përgjegjësi për dështimin e policisë për ta kapur.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh “mburret” me veshje firmato, makina luksoze dhe udhëtime luksi.