Aksident në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Një motor mësohet se është përplasur me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ndërkohë është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur mbi aksidentin.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.