Shfaqi Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon Manchester United

Klubi i Manchester United ka reaguar menjëherë pas videointervistës së Nemanja Matic, ku e paraqitën Kosovën si pjesë të Serbisë.

 

‘Djajtë e Kuq’ e kanë përmirësuar gabimin pas reagimeve të shumta të tifozëve shqiptarë, duke e ndërruar hartën me flamurin e Serbisë.

United përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku e kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë. 

Mirëpo falë reagimeve të shumta, drejtuesit e klubit e kanë rregulluar gabimin e tyre qesharak .

Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më parë po për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.