Ernest Gjoka merr fitoren e parë në drejtimin e Shkëndisë së Tetovës

Ernest Gjoka shijon fitoren e parë në stolin e Shkëndijës së Tetovës, pasi kuqezinjtë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Sileksit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme.

Felipe Junior shënoi për kuqezinjtë golin e parë në pjesë ne parë, ndërsa në minutën e 57’ ishte mbrojtësi anësor Glendi Mici, që dyfishoi shifrat, para se Blagojeviç të shënonte në portën e tij dhe të vuloste suksesin.

Fitore morën edhe skuadrat e tjera shqiptare, me Shkupin që mposhti 2-0 Rabotnickin, ndërsa Struga Trim & Lum triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit nga Xhepçishti, Renovës.

Kampionati në Maqedoninë e Veriut kryesohet nga Vardari dhe Akademija Pandev me nga 24 pikë, të ndjekura nga Shkupi me 16, ndërsa Shkëndija ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë.